Lëvizja Vetëvendosje është e bindur që do të marrë mbi 50% të votave në zgjedhjet e reja, dhe kështu po e vendosin edhe disa sondazhe që janë publikuar së fundmi.
Por këtë nuk e besoj gazetari dhe publicist, Valon Syla, i cili shprehet i bindur se Albin Kurti nuk mund ta thyejë kurrë rekordin e Ibrahim Rugovës.
“Në bazë të sondazheve PDK po del 23% – 26%, VV 36%-38%, edhe pse thonë edhe 51% por Rugovës besoj që nuk do t’ia thyejë askush rekordin, që në kulmin e karrierës i kishte marrë 46%. Kurrë Kurti nuk mundet me prek imazhin e Rugovës”, ka deklaruar Syla në REPORTERI/INTERVISTA.
Ai më tej ka thënë se Vjosa Osmani është djegur nga LDK, dhe tash edhe nga VV, sepse sipas tij VV po e përdorë për destabilizimin e LDK-së.
Syla më tej ka thënë se nuk beson që Vjosa do të jetë numri dy në listën e VV-së.
“Nuk besoj që vjosa osmani mund ta kapërcej Albulena Haxhiun ose forumin e grave. E shoh problematike që Vjosa, Albulena (Haxhiu), Mimoza (Kusari-Lila), Fitorja (Pacolli) me qenë me një shtëpi, është një gacë e pashkrepur”, ka pohuar ai.
/Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.