Policia e ka ndaluar që të hyjë në Kosovë zyrtarin serb nga zyra e ashtuquajtur për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Milorad Arlov.
Kështu është raportuar në portalin Kosovo Online ku thuhet se Arlov është ndalur në vendkalimin kufitar në Jarinje.
Pas këtij ndalimi ka reaguar e ashtuquajtura zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë.
Aty thuhet se Arlov po vinte në Kosovë për të shpërndarë 1 mijë pako me dhurata për fëmijët si dhe gjashtë bursa.
“Vendimet e tyre politike dhe masat e paarsyeshme tani kanë prekur banorët më të rinj të Kosovës, të cilët do të privohen nga momentet e gëzimit dhe dhuratat e festave, sepse autoritetet e Prishtinës kanë filluar të lajnë llogaritë me paketat e Vitit të Ri,” thuhet në deklaratën e autoriteteve të Serbisë.
Pak ditë më parë në veri të vendit por edhe në disa vendbanime me shumicë serbe ka qëndruar edhe djali i presidentit serb, Aleksandër Vuciq.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.