×
  • Lajme
  • Lajme

    Vetura godet këmbësorin në Prishtinë, kjo është gjendja e tij shëndetësore

    Reporteri
    28 Dhjetor 2020 | 18:09

    Një veturë në lëvizje ka goditur në një këmbësor, duke i shkaktuar lëndime trupore.


    Rastin e ka konfirmuar për Reporteri.net Policia e Kosovës.

    Fkora Ahmeti zëdhënëse e Policisë së Kosovës ka thënë se këmbësori është dërguar për trajtim mejkësor.

    “Rreth orës 16:00 në rrugën Bajram Kelmendi në Prishtinë, ka ndodh një aksident trafiku . Në aksident ka qenë i përfshirë një automjet dhe një këmbësor. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar këmbësori i cili është dërguar për trajtim mjekësor”, ka bërë të ditur për Reporteri.net, zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

    Ahmeti ka thënë se me rastin po merren hetuesit rajonal të trafikut. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!