Ushtruesja e detyrës së presidentes, Vjosa Osmani, sot ka vizituar komunën e Podujevës ku është pritur nga kryetari Shpejtim Bulliqi.
Në fotot e publikuar nga ky i fundit, Vjosa Osmani shihet e buzëqeshur duke vizituar komunën e Podujevës të cilën për disa vite e udhëheqi Agim Veliu, dikur një bashkëpartiak i Osmanit, por tash një “armik” i saj, shkruan Reporteri.net.
Postimi i Bulliqit në Facebook:
Takim me u.d. Presidenten Vjosa Osmani
Sot pritëm në takim u.d. Presidenten Vjosa Osmani, e cila ka vizituar Podujevën. Me këtë rast zonja Osmani më ka uruar për marrjen e besimit të qytetarëve llapjanë për të udhëhequr me Komunën e Podujevës dhe na uroi suksese në realizimin e objektivave dhe projekteve me interes për qytetarët llapjanë.
E falënderova u.d. të Presidentes Vjosa Osmani për vizitën dhe u zotova për bashkëpunim institucional dhe angazhim në realizimin e projekteve, që do të ndikojnë drejtpërdrejt në përmirësimin e jetës së qytetarëve të Komunës së Podujevës.
Pas takimit, kemi bërë homazhe te shtatorja e dëshmorit Ali Ajeti dhe te shtatorja e dëshmorëve të UÇK-së, komandantit Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu, Edmond Hoxha dhe Ilir Konushevci.