×
  • Lajme
  • Lajme

    Faton Abdullahu pasi aderoi në PDK: VV dhe LDK dy gjysma, edhe kur bashkohen nuk bëjnë një tërësi

    Reporteri
    28 Dhjetor 2020 | 20:15

    Analisti politik, Faton Abdullahu që sot aderoi në Partinë Demokratike të Kosovës, ka treguar arsyet se pse ka vendosur të futet në këtë parti.


    Ai i ftuar në “Imazh” të RTK-së ka thënë që ka kohë që mendimet e tij përputhen me programet e kësaj partie.

    “Mendimet e mija, kritikat, lëvdatat që i kam drejtuar nga pozita e analistit kanë qenë në të njëjtin drejtim me PDK-në”, tha Abdullahu.

    “Vendimtar ka qenë ky viti i fundit, apo një vit e gjysmë, duke e parë që VV-LDK janë dy gjysma që edhe kur bashkohen nuk bëjnë një tërësi, për gjithë këtë revoltë që mua më kanë shkaktuar këtë situatë, PDK-në e kam parë opozitë dhe kjo më ka shtyrë që të aderoi në këtë parti”, shtoi Abdullahu.

    Kujtojmë që Abdullahu ishte këshilltar i Isa Mustafës në të kaluarën sa kryetari i LDK-së ishte kryeministër.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!