Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, nuk ka treguar se kush do të jetë kandidat i kësaj partie për kryeministër.
I pyetur se a do të jetë kandidat për kryeministër, ai thotë se nuk kanë diskutuar brenda partisë ende për kandidatin e kryeministrit.
“Jemi në debat të brendshëm, nuk kemi ardhur deri te emrat e përveçëm, nuk e kemi komoditetin e partive tjera, Duhet ta bëjmë vlerësimin e punës së qeverisë dhe kryeministrit para se ta nominojmë kandidatin për kryeministër”, ka thënë Haziri në TV Dukagjini, shkruan Reporteri.net.
Ai ka shtuar se vlerësimi i brendshëm në LDK për punën e qeverisë është duke ndodhur dhe se ky vlerësim i jep përparësi Avdullah Hotit.
“Me vetë faktin se unë thash që nuk e kemi komoditetin me nxjerr një emër ose dy emra sonte, tregon qartë se ne jemi duke e bërë vlerësimin. Z.Hoti të shtunën para kryesisë paraqiti një pasqyrë të punës së qeverisë. Kjo nuk e përjashton z.Hoti. Përkundrazi i jep përparësi në këtë debat të brendshëm. Duke qenë kryeministri ne dëshirojmë me i ruajt arsyet pse e kemi kandidu herën e kaluar për kryeministër i cili ka ardhur si kryeministër i pakicës”, tha Haziri
Ai ka pohuar më tej se janë duke punuar për rikthimin e LDK-së.
Haziri ka thënë se LDK duhet të luftojë fillimisht me LDK-në, pastaj me rivalët. /Reporteri.net/.