×
  • Lajme
  • Lajme

    Agim Veliu: Unë s’do të jem kandidat për kryeministër nga LDK, mund të jetë Kujtim Shala

    Reporteri
    28 Dhjetor 2020 | 21:31

    Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu, ka thënë se janë në bisedime brenda subjektit të LDK për të dalë me një kandidat për kryeministër në zgjedhjet e reja.


    “Gjithsesi LDK do ta ketë kandidat edhe ne jemi në një proces të ndërtimit të një konsensusi të këtij kandidati. Besoj që atë konsensus do ta arrijmë pa problem dhe do të kandidojmë me kandidatin më të mirë që mund të ketë LDK. Meqenëse që dy ditë kemi filluar procesin e biseda. Do ta diskutojmë edhe me strukturat dhe shumë shpejt do ta arrijmë konsensusin. Por kemi emra mjaft të mirë. Nuk po përmendi emra. Unë nuk do të jem”, tha ai.

    “Nuk po përmendi emra. Por mund te jete edhe ai qe ju po e përmendni(Kujtim Shala), është një njeri i respektuar), ka thënë Veliu pas pyetjes së drejtuesit të emisionit Pressing, se a do të jetë Kujtim Shala kandidat për kryeministër.

    Edhe nënkryetari tjetër i LDK-së, Lutfi Haziri, e ka përmendur Kujtim Shalën si kandidat të mundshëm për kryeministër nga kjo parti.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!