×
  • Lajme
  • Lajme

    Sindikalistët e KEDS’it: Punëtorët tanë po dergjen, e KEDS punëson fëmijët e politikanëve

    Reporteri
    28 Dhjetor 2020 | 21:37

    Sindikalistët e Kompanisë së Distribucionit dhe Shitjes së energjisë elektrike (KEDS) përmes një postimi në Facebook ka thënë se në këtë kompani po punësohen fëmijë të politikanëve, në vend të punëtorëve që janë larguar nga puna.


    Sindikalistët e KEDS-it thonë se këto ditë në këtë kompani është punësuar vajza e ish zv.kryeminstrit dhe njëherit kryetarit të partisë NISMA Fatmir Limaj, shkruan Reporteri.net.

    Postimi i sindikalistëve të KEDS-it:

    Derisa kolegët tonë po dergjen nga sëmundjet e po vdesin, dhe KEDS as që përkujdeset për ta, ata tashmë edhe po i zëvendësojnë haptas e pa konkurs punëtorët e larguar me familjar të njerëzve me ndikim politik.

    KEDS, këto ditë ka punësuar vajzën e ish zv.kryeminstrit dhe njëherit kryetarit të partis NISMA Fatmir Limaj.

    Turp! Turp! Turp!

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!