×
  • Lajme
  • Lajme

    Agim Veliu përmendi emrin e Kujtim Shalës si kandidat për kryeministër nga LDK, reagon ashpër Avdullah Hoti

    Reporteri
    28 Dhjetor 2020 | 22:01

    Nënkryetari i LDK-së Agim Veliu, ka thënë se janë në bisedime brenda partisë për të dalë me një kandidat për kryeministër në zgjedhjet e reja.


    Por, Veliu e përmendi emrin e Kujtim Shalës si kandidat i mundshëm për kryeministër gna LDK.

    “Nuk po përmendi emra. Por mund te jete edhe ai qe ju po e përmendni(Kujtim Shala), është një njeri i respektuar), ka thënë Veliu pas pyetjes së drejtuesit të emisionit Pressing, se a do të jetë Kujtim Shala kandidat për kryeministër.

    Por siç duket ndaj kësaj deklarate ka reaguar kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti, që poashtu mban pozitën e nënkryetarit të LDK-së, duke thënë se emri  i kandidati për Kryeministër i LDK-së caktohen nga LDK-ja, jo nga studiot apo rrjetet sociale, shkruan Reporteri.net.

    Postimi i plotë i Hotit në Facebook:

    Kandidati për Kryeministër i LDK-së caktohen nga LDK-ja, jo nga studiot apo rrjetet sociale.

    LDK-ja nuk është vetëm parti, por edhe shkollë e të menduarit politik, që e ruan kursin e zhvillimit demokratik dhe euro-integrues të Kosovës.

    LDK-ja i ka mbijetuar kohës së represionit serb, duke organizuar institucionet e Republikës së Kosovës.

    LDK-ja i ka mbijetuar një gare të egër politike në vitet e pasluftës, kur zyrtarët e saj janë vrarë, por e ka ruajtur kursin e zhvillimit demokratik të Kosovës.

    LDK-ja tash e ka sfidën e radhës, për të mos e lënë shtetin e Kosovës të rrëshqasë drejt autokracisë, izolimit dhe regresit.

    LDK-ja nuk është perfekte, por është vlerë për Kosovën. Dhe do ta fitojë edhe këtë sfidë, jo për veten e saj, por për Kosovën.

    Është obligim i LDK-së që gjeneratat e reja të zhvillohen duke u mësuar me tolerancën dhe demokracinë, me vlera njerëzore dhe evropiane, e jo me antivlera, militantizëm, dhunë dhe autokraci.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!