×
  • Lajme
  • Lajme

    Enver Hoxhaj: Zëri i çdo anëtari të PDK-së do të dëgjohet për kandidatët për deputetë

    Reporteri
    28 Dhjetor 2020 | 22:31

    Kandidati për kryeministër nga PDK, Enver Hoxhaj, ka njoftuar për një iniciativë të re brenda partisë së tij.


    Përmes një postimi në Facebook, Hoxhaj tha se si Partia që gjithmonë u ka prirë proceseve, pas listave të pastërta të kandidatëve pa aktakuza, tani për ofertën e tyre politike do t’i drejtohen bazës së partisë, degëve dhe nëndegëve e deri te anëtarët e thjeshtë për të vendosur për kandidaturat e PDK-së në listën për deputetë edhe për ofertën programore.

    Ai gjithashtu ka shkruar se vendimmarrja do të vijë nga poshtë lartë dhe zëri i çdo anëtari do të dëgjohet.

    Shkrimi i plotë i Hoxhajt në Facebook:

    Mikëpritje e madhe dhe entuziazëm sonte në Shtime, në takim me Degën dhe strukturat tona, ku e zyrtarizuam edhe një iniciativë për avancimin e demokracisë dhe shpërndarjen e vendimmarrjes.

    Si Partia që gjithmonë u kemi prirë proceseve, pas listave të pastërta të kandidatëve pa aktakuza, tani për ofertën tonë politike do t’i drejtohemi bazës së partisë, degëve dhe nëndegëve e deri te anëtarët e thjeshtë për të vendosur për kandidaturat e PDK-së në listën për deputetë edhe për ofertën programore. Kështu, vendimmarrja do të vije nga poshtë lartë dhe zëri i çdo anëtari do të dëgjohet.

    Edhe ky vendim i yni do t’i shërbejë fuqizimit të mëtutjeshëm të partisë dhe Kosovës do t’i jap qeverisjen që meriton.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!