×
  • Lajme
  • Lajme

    Bekim Kabashi: Isa Mustafa duhet të tërhiqet dhe të hapë partinë

    Reporteri
    28 Dhjetor 2020 | 23:30

    Drejtori i Gazetës Online “Reporteri.net”, Bekim Kabashi, ndërsa ka folur për  gjendjen në këtë parti, ka thënë se për t’u hapur ajo, duhet të largohet kreu i saj Isa Mustafa.


    Ai ka thënë se LDK e ka të domosdoshme të nis ndryshimin brenda saj.

    “Isa Mustafa duhet të tërhiqet dhe në asnjë variant nuk duhet të jetë pjesë e garës në zgjedhjet e ardhshme, duhet ta hapet gara për figura të reja”, ka thënë Kabashi në Kanal 10, shkruan Reporteri.net.

    Ai ka thënë se LDK-në e kanë mbyllur ata që kanë stazh në parti.

    “LDK e ka të domosdoshme që të nis ndryshimin e madh dhe të sinqertë brenda që reflekton te elektorati i LDK-së”, ka thënë Kabashi. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!