×
  • Lajme
  • Lajme

    Vjosa Osmani e vë në gjendje gatishmërie FSK-në për të ndihmuar në Kroaci

    Reporteri
    29 Dhjetor 2020 | 22:23

    Vjosa Osmani, si ushtruese e detyrës së Presidentit të Kosovës i ka shkruar Presidentit të Kroacisë, Zoran Milanoviq pas tërmetit që goditi këtë shtet.


    Përmes kësaj letre, Osmani e ka vënë në dispozicion ndihmën përmes Forcave të Armatosura të Kosovës nëse kjo kërkohet.

    “Jam e gatshme të bëj gjithçka që varet nga unë për të ndihmuar autoritetet e Kroacisë dhe si Komandante Supreme e Forcave të Armatosura të Kosovës, do të doja që përmes kësaj ta ofrojë ndihmën tonë kurdo që na kërkohet”, thuhet në letër ndër të tjera,

    “Si një forcë e shquar dhe e stërvitur mirë në misione të kërkimit dhe ofrimit të sigurisë, ne jemi në gjendje gatishmërie për ta ndihmuar popullin kroat në këto kohë të vështira”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!