Një familje shqiptare që jeton në qytetin e Petrinjës së Kroacisë që u godit nga tërmeti ka vërë në dispozicion të gjitha produktet e biznesit të saj.
Është familja Morina që ka dhuruar mbi tre mijë bukë për të prekurit nga tërmeti.
Anita Morina, nga kjo familje ka thënë për Klan Kosova se sapo furra të hyjë në funksion përsëri do të vazhdojnë të dhurojnë bukë.
“Pasi që u stabilizuam në një mënyrë dhe e pamë që jemi në numër e pamë familjet jashtë, fëmijët teksa qanin nuk pati mënyrë tjetër të ndihmojmë përveç asaj që bëjmë tërë jetën. I kemi vendosur krejt çka kemi prodhuar dhe kemi shpërndarë nëpër qytet që njerëzit të mos mbesin të uritur”, ka thënë ajo.
“Tash për tash nuk ka rrymë dhe ujë dhe rryma nuk punon”.
“Gjatë ditës së sotme kemi dhuruar mbi tre mijë bukë dhe produkte të tjera të furrës dhe pije”.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.