Policia e Kosovës ka dhënë detaje, për rastin në Vushtrri, ku dy zyrtarë policorë reaguan dhunshëm ndaj dy vajzave të mitura.
Në raportin e Policisë thuhet se vajzat reaguan dhunshëm ndaj zyrtarëve policorë, kur ata i kishin kërkuar të largonin veturën nga rruga, shkruan Reporteri.net.
“Deri sa ishin duke patrulluar kishin vërejtur një veturë që ishte ndalur dhe për shkak të bllokadës së rrugës kanë kërkuar që vetura të largohet. Dy femra kosovare dhunshëm kanë reaguar ndaj zyrtarëve policor dhe të njëjtat kanë refuzuar të identifikohen“, thuhet në njoftimin e policisë.
Njoftimi i plotë:
KEQTRAJTIMI GJATË USHTRIMIT TË DETYRËS ZYRTARE
Vushtrri, 29.12.2020, 15:10. Një mashkull kosovar dhe një femër kosovare zyrtar policor deri sa ishin duke patrulluar kishin vërejtur një veturë që ishte ndalur dhe për shkak të bllokadës së rrugës kanë kërkuar që vetura të largohet. Dy femra kosovare dhunshëm kanë reaguar ndaj zyrtarëve policor dhe të njëjtat kanë refuzuar të identifikohen. Lidhur me rastin është marr edhe Inspektorati Policor. Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.