Një bashkëpunëtor i mbretit të kartelit të drogës Joaquín ‘El Chapo’ Guzmán u ekzekutua brenda makinës së tij gjatë një sulmi në Meksikën veriore – ku u plagos edhe vajza e tij tetëmuajshe.
Sipas Daily Mail, përcjell Telegrafi, Ignacio Paez Soto, një operativ i Kartelit Sinaloa, ishte ulur brenda automjetit të tij me gruan e tij kur një grup vrasësish filluan sulmin jashtë një parkingu në një dyqan komercial në Caborca, Sonora.
Dëshmitarët u thanë autoriteteve se sulmuesit dolën nga një veturë Jeep Cherokee dhe mbanin pushkë ushtarake dhe qëlluan në drejtim të veturës Volkswagen Passat të Paez, para se të arratiseshin.
Paez – i njohur si ‘El Nacho’ dhe ‘C1’ – u qëllua më shumë se 50 herë dhe u shpall i vdekur në vendngjarje, thanë autoritetet.
Vajza e tij e vogël u qëllua në krah dhe u dërgua menjëherë në një spital nga Kryqi i Kuq, thanë autoritetet. Shkalla e plagës së saj me armë zjarri është e panjohur.
Nëna e fëmijës, e cila ishte gjithashtu në vendin e ngjarjes, nuk u lëndua fizikisht, por u trajtua nga ndihmës mjekët pasi pësoi një “sulm nervor”.
Ndërkohë ministria shtetërore e sigurisë publike në Sonora nuk ka dhënë një motiv për vrasjen e Paez.
Paez thuhet se ka mbikëqyrur operacionet e Kartelit Sinaloa në të gjithë shtetin verior të Sonora që nga viti 2002, duke përfshirë terrenin në qytetet e Sásabe, Alta, Pitiquito dhe Caborca.