Gjatë 24 orëve të fundit është raportuar për një rast dhune familjare në Prizren.
Një person ka njoftuar policinë se është sulmuar fizikisht nga një femër, shkruan Reporteri.net.
Sipas policisë viktima ka pësuar lëndime dhe ka pranuar tretman mjekësor.
Ngjarja ka ndodhur pak para mesnatës.
“Viktima mashkull kosovar ka njoftuar në polici se ishte sulmuar fizikisht nga e dyshuara femër kosovare. Viktima ka pësuar lëndime dhe ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt”, njofton policia e Kosovës”, thekson njoftimi. /Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.