×
  • Lajme
  • Lajme

    Osmani: Ka ardhur koha që FSK të kontribuojë në forcat paqeruajtëse të huaja

    Reporteri
    30 Dhjetor 2020 | 12:41

    Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Vjosa Osmani u është drejtuar ushtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës në kazermën “Adem Jashari” për të cilët ka thënë se po dëshmojnë profesionalizëm të lartë.


    “Ushtria e Kosovës po shndërrohet në ushtri moderne falë bashkëpunimit me aleatët perëndimorë veçmas me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, tha ajo.

    “Kujtojmë me krenari rolin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe Adem Jasharit dhe familjes Jashari. Shpreh mirënjohje të veçantë për të gjithë ushtarët tanë e veçanërisht për dëshmorët që dhanë jetën për lirinë që e gëzojmë sot”, shtoi Osmani.

    Përkundër sfidave për shkak të pandemisë, Osmani tha se ky vit ishte i suksesshëm në ngritjen e kapaciteteve të FSK-së, e cila ka dëshmuar gatishmërinë e saj për t’i shërbyer vendit dhe paqes me profesionalizëm.

    “Ju ishit gjithnjë të gatshëm t’i dilni në ndihmë qytetarëve dhe institucioneve të vendit, duke mos kursyer asgjë nga vetja”, tha Osmani.

    Osmani tha se institucionet e Kosovës, janë të përkushtuara që FSK-ja të bëhet pjesë e NATO-së dhe të kontribuoj për paqe.

    “Ritheksoj gatishmërinë e institucioneve të Kosovës që forca jonë të jetë pjesë e NATO-s. Dhe që FSK të kontribuoj edhe në forcat rajonale. Ka ardhur koha që ushtarakët tanë që të japin kontributin në forcat paqeruajtëse ndërkombëtare. Ne kujtojmë me krenari luftën e UÇK-së e në veçanti kontributin e Adem Jasharit. Sot shënojmë Ditën e Veteranit e cila ka pikë referimi mbrojtjen e pragut. Le të jetë referencë e jona sakrifica e familjes Jashari”, tha ajo.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!