Kreu i Vetëvendosjes, dhe u.d e Presidentit, Vjosa Osmani kanë qenë mbrëmë bashkë në një takim virtual me Raportuesen për Ballkanin Perëndimor në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon dhe deputetin e të gjelbërve ne Bundestagun Gjerman, Manuel Sarrazin, shkruan Reporteri.net.
Kurti ka shkruar se në këtë takim kanë diskutuar për zgjedhjet e ardhshme në Kosovë. Tutje, ai ka shkruar se aty u diskutua për mbi situatën politike në Kosovë, vizionin reformator socio-ekonomik e ligjor të qeverisë së ardhshme pas zgjedhjeve, agjendën për nxjerrjen e shtetit nga kriza e shumëfishtë, si dhe integrimin evropian e rolin e diasporës.
“Bashkë me Presidenten në detyrë, Znj. Vjosa Osmani, Raportuesen për Ballkanin Perëndimor në Parlamentin Evropian, Znj. Viola von Cramon dhe deputetin e të gjelbërve ne Bundestagun Gjerman, Z. Manuel Sarrazin, mbrëmë diskutuam për një orë e gjysmë në Zoom mbi situatën politike në Kosovë, vizionin reformator socio-ekonomik e ligjor të qeverisë sonë të ardhshme pas zgjedhjeve, agjendën tonë për nxjerrjen e shtetit nga kriza e shumëfishtë, si dhe integrimin evropian e rolin e diasporës. Aktivistët shqiptarë, Muhamet Idrizi në Hamburg, me prejardhje nga Mitrovica, dhe, Emiljo Jazxhi, në Berlin e me prejardhje nga Korça, organizuan dhe moderuan këtë debat. Me miq të këtillë shtohet shpresa e rriten mundësitë për vendin tonë”, ka shkruar Kurti në Facebook. /Reporteri.net