×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Akademia e Shkencave: 50% e popullsisë në Tiranë me imunitet

    Reporteri
    30 Dhjetor 2020 | 14:31

    Sot Akademia e Shkencave nisi të prezantojë përmes një konference shtypi, rezultatet mbi fazën e dytë të studimit seroepidemiologjik për gjendjen e imunitetit të popullsisë në situatën e pandemisë COVID-19.


    Rezultatet po paraqiten nga drejtuesit e projektit akademiku Genc Sulçebe dhe profesor Alban Ylli. Mësohet se, nga ky studim është dalë në përfundimin se rreth 50% e popullsisë në Tiranë ka tashmë antitrupa për Covid-19. Kurse, në rang kombëtar, imuniteti për Covid-19 është rreth 25%.

    “Në Shqipëri niveli i imunitetit dhe i kontaktit me virusin duket se është 25%. Imuniteti është ende i ulët përvec Tiranës ku presim valë më të ulta. Në Tiranë imuniteti ëhstë 50%, por ende popullata e pergjitshme ka potencial te qarkulloje virusin. Është lajm i mirë imunizimi në kryeqytet, por nuk ka arsye të festojmë”,- tha Alban Ylli.

    Drejtuesit e projektit u shprehën se imuniteti në Shqipëri është relativisht i ulët dhe për këtë arsye duhet të kemi shumë kujdes. Po ashtu, ata thanë se deri më tani nuk ka të dhëna që versioni i ri i koronavirusit ka vdekshmëri më të lartë

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!