×
  • Sport
  • Sport

    Ish-lojtari i Kosovës merr ftesë për të përfaqësuar një kombëtare aziatike

    Reporteri
    30 Dhjetor 2020 | 19:45

    Mesfushori Liridon Krasniqi është ftuar në listën e gjerë nga Kombëtarja e Malajzisë për grumbullimin e parë që bëhet vitin e ardhshëm, përkatësisht në periudhën 15-26 janar.


    Trajneri Tan Cheng Hoe, ka deklaruar se do të varet nga paraqitjet e Krasniqit nëse ai do të jetë në listën finale për të luajtur ndeshjet e para kualifikuese për kampionatin botëror ‘Katari 2022’.

    Krasniqi është pjesë e skuadrës Johor Darul Ta’zim.

    Nga shkurti i këtij viti ai ka marrë nënshtetësinë e Malajzisë dhe tani ka të drejtë të luaj për këtë Kombëtare.

    28 vjeçari ka qenë i grumbulluar me Kosovën, por në kohën kur nuk ishim të pranuar në UEFA.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!