×
  • Sport
  • Sport

    Ka fituar gjithçka, por ka vetëm një peng: Kjo është ëndrra që nuk e ka përmbushur Ronaldo

    Reporteri
    30 Dhjetor 2020 | 21:09

    Cristiano Ronaldo ka fituar gjithçka që mund të fitohet në futboll, por pengu i tij i vetëm mbetet Kupa e Botës të cilën synon ta fitojë më 2022.


    Super ylli portugez ka thënë se mosha për të nuk ka rëndësi, por mendja, dhe synimi i tij është që të provojë ta fitojë Kupën e Botës me 2022, shkruan Reporteri.net

    Ronaldo atë vit do të jetë 37 vjeçar.

    “Nuk ka rëndësi mosha. Ajo që është e rëndësishme është mendja,” ka thënë CR7.

    “Ky është futboll, ne nuk e dimë se çfarë do të ndodhë nesër. Kur flas me djem të rinj gjithmonë them ‘shijoni momentin’ sepse kurrë nuk e dimë se çfarë do të ndodhë. Sytë e mi e shohin të ardhmen shumë, shumë të ndritshme, kështu që unë jam i lumtur me këtë.

    “Ende ëndërroj për Kupën e Botës me Portugalinë. Ështe e mundur,”. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!