×
  • Sport
  • Sport

    Zhgënjen Real Madridi, vetëm barazim ndaj Elches

    Reporteri
    30 Dhjetor 2020 | 23:24

    Real Madridi ka barazuar 1-1 me Elchen në udhëtim në kuadër të javës së 16-të në La Liga


    Skuadra e Zinedine Zidane e nisi mirë takimin duke shënuar me anë të Luka Modric në minutën e 20-të, shkruan Reporteri.net

    Por, Elche arriti të barazonte rezultatin në minutën e 51-të me anë të Fidel.

    Në fund të ndeshjes Courtois shpëtoi Realin nga humbja pasi priti në mënyrë brilante goditjen e dënimit nga Verdu.

    Pas këtij barazimi Reali zë vendin e dytë me 33 pikë, dy më pak se Atletico Madridi që ka 35 pikë dhe dy ndeshje më pak të zhvilluara. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!