×
  • Lajme
  • Lajme

    A do të bie borë sonte për natën e Vitit të Ri? Ky është parashikimi

    Reporteri
    31 Dhjetor 2020 | 8:14

    Sot do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell, ndërsa vranësirat vende-vende parashihen të sjellin reshje shiu.


    Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se reshjet më intensive do të jenë në Dukagjin.

    Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3-5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 9-12 gradë Celsius.

    Do të fryjë erë nga drejtimi i jugperëndimit me shpejtësi 1-8 m/s në rrafshin e Kosovës, kurse në Dukagjin shpejtësia e erës do të jetë më e fuqishme.

    31.12 – Paradite vende-vende vazhdojnë reshjet e shiut, e në vise malore të borës. Ditën vransirat do të shpërndahen, e do të ketë intervale me diell. Në mbrëmje kryesisht me kthjellime.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!