×
  • Lajme
  • Lajme

    Banorët e Çikatovës së Drenasit të shqetësuar nga ndotja e Ferronikelit

    Reporteri
    09 Maj 2019 | 21:36

    Duket si bore, ani pse nuk është e tillë. Banorët e Çikatovës së vjetër në Drenas, po ankohen se mëngjesin e së enjtes, diçka e pazakontë ra mbi fshatin e tyre.


    Për këtë, ata po e fajësojnë fabrikën e Ferronikelit.

    Sipas Habib Makollit, afërsia që e kanë me Ferronikelin, po u kushton edhe në aspektin shëndetësor, raporton T7.

    Madje sipas banorëve, është fabrika ajo që po e kthen fshatin në një deponi ilegale të tyren.

    E Makolli, nuk ishte i vetmi që e vrejti këtë gjë.

    E banorët thonë që fshati i tyre po kontaminohet.

    T7 nuk ka arritur të marrë një përgjigje nga ana e Ferronikelit.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!