×
  • Lajme
  • Lajme

    Nisin premtimet e partive: ​Hoxhaj i PDK-së paralajmëron rritje të pagave për policët

    Reporteri
    31 Dhjetor 2020 | 8:27

    Kryetari në detyrë i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), njëherit edhe kandidat për kryeministër nga kjo parti, Enver Hoxhaj ka paralajmëruar rritje të pagave për policët me ardhjen e tyre në pushtet.


    Hoxhaj përmes një postimi në Facebook ka thënë se e rritja e pagave dhe përkrahja në nivele të ndryshme gjatë qeverisjes së PDK-së do ta bëjë Policinë e Kosovës institucionin më kredibil e më profesional në nivel rajoni.

    “Rritja e pagave dhe përkrahja në nivele të ndryshme, gjatë qeverisjes së PDK’së, do ta bëjë Policinë̈ e Kosovës, institucionin më kredibil e më profesional në nivel rajoni!”, ka shkruar Hoxhaj.

    Ai ka shpërndarë edhe një fotografi të policisë, e ku shkruan, “Krenar me djemtë dhe vajzat tona që bartin këtë uniformë!”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!