Një burrë dyshohet se ka vrarë vetën në qendër të Prishtinës.
Burri dyshohet se ka varë vetën në qendër të Prishtinës, konkretisht pranë Bankës Qendrore të Kosovës, shkruan Reporteri.net.
Policia e Kosovës ka konfirmuar për Reporteri.net se një person është gjendur i vdekur në qendër të Prishtinës.
“Rreth orës 09:30 kemi pranuar informatën për një person pa shenja jete në një objekt në rrugën ”Garibaldi” në Prishtinë.
Menjëherë njësia policore dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendngjarje, ku nga ekipi mjekësor është konfirmuar se personi (mashkull) është pa shenja jete”, ka thënë Flora Ahmeti zëdhënëse e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës për Reporteri.net.
Ajo ka bërë të ditur se aktualisht hetuesit policor në koordinim me prokurorinë kanë nisur hetimin për rrethanat qe karakterizojnë ngjarjen.
Reporteri ka siguruar foto nga vendi i ngjarjes ku shihet se policia ka rrethuar vendin e ngjarjes.
/Reporteri.net/.