Autori i vrasjes së dyfishtë të ndodhur mëngjesin e kësaj të enjte në Tiranë është shprehur se ngjarja ka ndodhur për motive xhelozie.
Burime për abcnews.al bëjnë me dije se Përparim Ademi ka deklaruar se do të vetëdorëzohej në polici.
“Vrasjen e kam bërë për motive xhelozie, u nisa për tu vetëdorëzuar në polici”, ka thënë ai.
Ndër të tjera mësohet se në vendin e ngjarjes ka qenë fëmija i Zhaneta Metanit, 14 vjeç.
Krimi i dyfishtë ka ndodhur në banesë, ku Ademi ka vrarë me armën tip automatik bashkëjetuesen dhe motrën e saj. Viktimat e kësaj ngjarje janë Kristina Bardhi dhe Zhaneta Metani, rreth 40 vjeç.
Policia ka bërë të mundur arrestimin e 59 vjeçarit vetëm pak orë pas ngjarjes.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.