×
  • Sport
  • Sport

    Homazhi i Ronaldos për Maradonën është postimi më i pëlqyer për vitin 2020

    Reporteri
    31 Dhjetor 2020 | 17:46

    Homazhi i Cristiano Ronaldos për Diego Armando Maradonën është postimi më i ndjekur (popullarizuar) në Instagram për vitin 2020. Kjo konrmohet nga “Billboard”.


    Një nderim i sinqertë për legjendën e futbollit, i cili ka marrë më shumë pëlqime dhe komente në të gjithë botën. Postimi daton në nëntor, kur ish-futbollisti argjentinas u nda nga jeta. Ky dedikim i portugezit regjistroi mbi 19.7 milionë pëlqime.

    Në të shkruhej: “Unë i them lamtumirë një shoku, ndërsa bota përshëndet një gjeni të përjetshëm. Ai iku shumë shpejt, por askush nuk do ta harrojë kurrë Maradonën”.

    Edhe një rekord tjetër për Cristiano Ronaldon, i cili në Instagram mbetet personazhi i famshëm më i ndjekur, me 249 milionë fansa.

    Në dhjetëshen më të mirë të renditjes së hartuar nga Instagram është edhe një postim tjetër i CR7: fotoja e ditëlindjes së tij pranë djalit Cristiano Junior dhe partneres Georgina Rodriguez. Ky moment renditet në vendin e nëntë të Instagram për vitin 2020, me 14.3 milionë pëlqime

    Në vendin e dytë të postimeve më të pëlqyera në Instagram gjejmë njoftimin për vdekjen e Chadwick Boseman, i cili mbërriti në prolin zyrtar të aktorit të njohur për rolin e Black Panther në lmat Marvel. Ky postim mori 19.1 milionë pëlqime.

    Ne vendin e tretë është sërish Maradona, konkretisht homazhet e Leo Messit, që tuan 16.4 milionë “like”.

    Në vendin e pestë, një tjetër kampion botëror i sportit: LeBron James dhe homazhi i tij për kolegun e ndjerë, Kobe Bryant, i cili arriti në 15.5 milionë pëlqime. Sidoqoftë, në dhjetë të parët, më e pranishmja është Kylie Jenner: ndikuesja dhe sipërmarrësja, motra e vogël e Kim Kardashian, ka pasur shumë pëlqime me disa postime, përkatësisht në vendin e katërt, të shtatë, të tetë dhe të dhjetë.

     

    View this post on Instagram

     

    A post shared by Cristiano Ronaldo (@cristiano)

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!