Leo Messi po i jep fund një viti aspak të mirë për të, duke shpresuar që 2021 do të jetë krejt ndryshe.
2020 nuk ka qenë aspak i mirë për Lionel Messin.
Pasi e përfundoi sezonin pa trofe, vetëm hera e dytë që i ndodh kjo në dekadën e fundit, Leo ishte në njëfarë mënyre në luftë me Barcelonen, pasi kërkoi zyrtarisht largimin nga klubi.
Kjo nuk ndodhi dhe ai vazhdoi të luajë, por paraqitjet e pjesës së parë të sezonit, kanë qenë larg prej atyre që për shumë vite jemi mësuar t’i shohim.
Ai ka shënuar vetëm 7 gola në 14 paraqitje në La Liga, 10 në total në 18 paraqitje – shifra larg nivelit të Leos, që shpreson të ndryshojë gjithcka vitin 2021.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.