×
  • Lajme
  • Lajme

    Pamje të rralla: Kështu festohej Viti i Ri në familjen e Adem Jasharit

    Reporteri
    31 Dhjetor 2020 | 20:37

    Në një video të vitit 1995, shihet duke u festuar Viti i Ri në familjen Jashari në Prekaz.


    Edhe pse gjendja në atë kohë veç kishte nisur të përkeqësohet në Kosovë, familja Jashari ishte munduar që në mënyren e tyre dhe në rrethana të tilla të bënin një festë familjare për pritjen e Vitit të Ri.

    Në video shihen pamje të rralla të natës së fundit të vitit 1995 e ku shihen Adem Jashari e Hamëz Jashari, shkruan Magazina.al

    Me fillimin e vitit 1996, në Kosovë vetëm nisën krismat e para të luftës e cila zgjati deri në qershor të 1999, ndërsa kosovarët këtë vit festuan vitin e 22-të në liri, falë sakrificës së shumë dëshmorëve dhe heronjëve, në mesin e tyre edhe familja Jashari.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!