Më shumë se 300 mijë fëmijë afganë po përpiqen të mbijetojnë në kushtet e akullta të dimrit pa veshje dhe ngrohje të përshtatshme dimërore, ka njoftuar shoqata “Save the Children”.
Konflikti i vazhdueshëm atje ka shkatërruar shumë shtëpi dhe ka detyruar mijëra fëmijë të kërkojnë strehim në kampe, tha organizata jofitimprurëse në një deklaratë, duke shtuar se “ata rrezikojnë uri, sëmundje, përfshirë covid-19, dhe madje edhe vdekje nga ngrirja”.
Chris Nyamandi, drejtori i degës lokale të organizatës jofitimprurëse “Save the Children” në Afganistan, tha se bora e hershme në veri të vendit kishte një efekt veçanërisht shkatërrues tek fëmijët, raporton rel.
“Më të prekshmit janë fëmijët, shkollat e të cilëve janë mbyllur për shkak të përkeqësimit të kushteve të motit. Familjet e tyre nuk kanë para për t’i blerë rroba dhe këpucë dimri, kështu që ata janë të detyruar të qëndrojnë në shtëpi të ftohta”, tha ai.
Në fund të nëntorit, organizata publikoi të dhëna sipas të cilave më shumë se 26 mijë fëmijë u vranë dhe u plagosën në konfliktet në Afganistan nga viti 2005 në 2019.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.