×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Basha: Vaksina më e mirë për Shqipërinë është largimi i Ramës

    Reporteri
    01 Janar 2021 | 14:58

    Kreu i opozitës Lulzim Basha ka reaguar sërish në lidhje me premtimin e radhës nga Edi Rama, për vaskinën anti-Covid.


    ‘Edhe me vaksinat e njëjta histori si me dështimet e Ramës këto 7 vjet.

    Premtoi 300 mijë vende pune dhe shtoi papunësinë dhe varfërinë, rriti koston e jetës dhe shkatërroi ekonominë.

    Vaksina më e mirë për Shqipërinë është largimi i Ramës. Vetëm kjo do na lëvizë nga dështimet drejt suksesit, nga dëshpërimi drejt shpresës’, shkruan Basha në Facebook.

    Përgjigja e Bashës erdhi pas reagimit të drejtorit të Komunikimit të Ramës, Endri Fugës.

    Zoti Lulzim kur ti fle Edi Rama vazhdon punon, kurse ti edhe kur punon fle! Maqedonia e Veriut, Mali Zi, Kosova s’kanë siguruar ende asgje, ndërsa Serbia e nisi me vetëm 5 mijë doza!

    Fli zoti Lulzim dhe mos bëj politikë me shëndetin e me vaksinën në gjumë! #ShqipëriaBuzëqesh

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!