LeBron James me shokë e mposhtën në finale Miamin pas 6 ndeshjesh duke e fituar titullin e 17-të të kampionit.
Basketbolli amerikan ka rënë në duar të Lakers.
Skuadra nga Los Angelesi është shpallur kampione e NBA-së pasi shkëlqeu dhe dominoi në sezonin 2019/2020.
Skuadra Verdhekaltër e shkatërroi Miamin në finalen e madhe pas gjashtë ndeshjesh të zhvilluara.
Krahas LeBronit, me paraqitje fantastike gjatë sezonit u shquan edhe Anthony Davis dhe Rajon Rondo.
Në fakt, tifozët e Lakers janë dashur të prisnin gjatë për ta ndier përsëri shijen e kampionit.
Ky trofe shkoi për legjendën e Lakers, Kobe Bryant, i cili ndërroi jetë në një aksident ajror.
LeBron James u zgjodh MVP i finales duke e vazhduar suksesin e nisur në Cleveland, e të cilin e kishte vazhduar edhe në Miami.
Ky ishte titulli i 17-të i kampionit të NBA-së për Lakers, të cilët shihen si favoritë për ta fituar titullin e kampionit edhe në edicionin 2020/2021.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.