×
  • Lajme
  • Botë

    Mendonin se ishin reklamat: Ivica Daçiq skandal me drejtuesen e emisionit

    Reporteri
    01 Janar 2021 | 15:15

    Kryetari i Kuvendit të Serbisë, Ivica Daçiq këto ditë ishte mysafir në Radio Televizionin e Serbisë në emisionin “Cetvrkom u devet”.


    Në rrjetet sociale mbrëmë u shfaq edhe një pjesë nga prapaskenat e kësaj interviste.

    Në një sekuencë të shkurtër shfaqet biseda e Daçiq me drejtuesen e emisionit Nada Gogiq, e cila u zhvillua gjatë reklamave.

    Siç vërehet në video, drejtuesja e emisionit, përjashton automatikisht pyetjet që nuk i shkonin për shtat Daçiqit, dhe e pyet për temat që do të diskutohen.

    https://www.youtube.com/watch?v=_nw0iSQVrzc&feature=emb_title&ab_channel=SILASAZNANJA

    Në një moment derisa Daçiq refuzon të flasë për kundërshtarët e tij politikë, drejtuese e emisionit i thotë. “Atëherë le të shkojmë te marrëveshja e Uashingtonit dhe zgjedhjet në Kosovë”.

    Autorja tutje ia përmend Boris Tadiqin dhe politikanin opozitar serb, Dragan Dilas, kur Daçiqi shpërthen në përqeshje.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!