Raporte të reja globale janë lëshuar të enjten nga Papa Françesku për raportimin e krimeve seksuale nga kisha katolike, ku për të parën herë të gjitha dioqezat do të ngrenë sisteme për t’i raportuar ato.
Sipas asaj që ka përcaktuar Papa Françesku, dioqezat katolike në mbarë botën duhet të kenë sistem “publik dhe të qasshëm” për të raportuar abuzimin deri më 1 qershor 2020.
Normat e reja mbulojnë procedurën e brendshme të Kishës Katolike, jo çështjen e raportimit të abuzimit apo mbulimit të autoriteteve civile dhe përfaqësojnë një imponim nga lart poshtë që duhet të ndiqen nga të gjitha dioqezat, transmeton shqiptarja.com.
Shumica e dioqezave në SHBA dhe Evropë e kanë ngritur tashmë një sistem të tillë, bashkë me normat e reja.
Sipas gjasave,rregullat do të jenë më të rëndësishme në vendet ku nuk ka udhëzime të përcaktuara mirë për raportimin dhe trajtimin e rasteve të abuzimit seksual.
Në muajin shkurt në Vatikan, u mbajt një takim global për abuzumin ku Papa Françesku premtoi masa konkrete për të luftuar raste të tilla.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.