Është identifikuar 42-vjeçari, i cili u godit për vdekje me thikë nga kunati i tij. Ai është, Vladimir Zvezhda dhe ka gjetur vdekjen në spital.
Autori, i cili është arrestuar menjëherë nga policia është identifikuar si Klajdi Shundi, 34 vjeç. Ai ishte në gjendje të dehur kur plagosi 42-vjeçarin.
Autori dhe viktima festuan së bashku Vitin e Ri dhe nën efektin e pijes nisën një konflikt të çastit që përfundoi me vrasjen e 42-vjeçarit.
Njoftimi i policisë:
Plagosi me thikë me pasojë vdekjen kunatin e tij, vihet në pranga nga sherbimet e Policisë autori i dyshuar i ngjarjes. Rreth orës 03:45 të mëngjesit të sotëm, në rrugën “5 Maji” pas një konflikti të çastit, për motive të dobëta shtetasi K.Sh., 34 vjeç, në gjendje të dehur ka goditur me thikë në qafë kunatin e tij shtetasin V.Z., 42 vjeç, i cili si pasojë e plagës së marrë ka ndërruar jetë në spital.
Nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.