×
  • Lajme
  • Botë

    Google publikon listën e fjalëve më të kërkuara të vitit 2020

    Reporteri
    01 Janar 2021 | 16:43

    Termi më i përdorur gjatë vitit 2020 sipas listimit të bërë nga motori i kërkimit Google, është fjala “pandemi” e ndjekur me pas nga “rezultatet e zgjedhjeve” dhe në vend të tretë emri i basketbollistit “Kobe Bryant”.


    Duke qenë se e gjithë bota është vënë përballë një situate aspak të zakonshme për shkak të koronavirusit, pritej që edhe fjala më kërkuar e vitit 2020 të kishte lidhje me situatën pandemike.

    Por, ne listën e Google nuk mungonte renditja edhe në fusha të tjera si muzikë, kinematografi dhe kuzhinë. Reperja e njohur “Cardi B” arriti të futej në këtë listë falë kërkimeve për tekstin e këngës së saj “Coronavirus” duke u bërë edhe kënga me impaktin më të lartë.

    Meqenëse pandemia mbylli brenda të gjithë popullatën në mbarë botën duke bërë që të kalojmë kohën më të madhe në shtëpi, një kërkesë të lartë Google mori edhe për recetën e përgatitjes së bukës në shtëpi.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!