Përmes një publikimi në rrjetin social Facebook, Kryeministri Edi Rama ju përcjell qytetarëve shqiptarëve se më e keqja me koronavirusin tashmë ka kaluar.@
Duke publikuar një video të investimeve në shëndetësi dhe me sloganin e vaksinimit “Shqipëria buzëqesh”, Rama sjell në ditën e dytë të vitit 2021, këtë mesazh: “Fundjavë të qetë dhe kini besim, më të keqen e kemi hedhur pas krahëve, më të mirën e kemi të gjithën përpara”.
Në fakt shpresat e ekspertëve janë se vitit 2021 do të shënojë hapa pozitivë në luftën kundër pandemisë, nisur edhe nga fakti që tashmë janë të paktën dy vaksina në treg, ndërsa priten të tjera të marrin aprovimin.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.