×
  • Sport
  • Sport

    Ka shpresë: Kosovarët do të mund ta shohin Ibrahimovicin duke luajtur në Fadil Vokrri

    Reporteri
    02 Janar 2021 | 13:48

    Zlatan Ibrahimovic është pranë një rikthimi sensacional te Kombëtarja e Suedisë


    Trajneri i Suedisë, Janne Anderson ka thënë se nëse Zlatan e hap derën, atëherë do të flasin për një rikthim në Kombëtare, shkruan Reporteri.net

    ‘Nëse Zlatan hap derën, ne do të flasim,’ ka thënë Janne Andersson.

    Ibra u takua me trajnerin e skandinavëve në Milano në nëntorin e vitit të kaluar për të diskutuar një kthim të mundshëm në Kombëtaren.

    Swedish Star Ibrahimovic Cashes In on World Cup, Without Playing - Bloomberg“Ne kemi folur dhe ai konfirmoi se kurrë nuk më ka akuzuar mua si racist,” ka thënë Andersson për mediat suedeze.

    “Nëse Zlatan hap derën, ne do të flasim. Ajo që i thamë njëri-tjetrit duhet të mbetet private ”, përfundoi ai.

    Në rast të rikthimit në Kombëtare atëherë Ibra mund të vjen të luajë edhe në Fadil Vokrri pasi Suedia dhe Kosova janë në një grup për ndeshjet kualifikuese të Botërorit ‘Katar 2022’. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!