×
  • Sport
  • Sport

    Rangers i Gerrardit fiton derbin kundër Celticut, titulli më afër se kurrë

    Reporteri
    02 Janar 2021 | 15:24

    Rangers e ka mposhtur Celticun me rezultat minimal 1-0 në kuadër të javës së 22-të në Kampionatin e Skocisë


    Kjo fitore do të thotë shumë për Rangersin pasi tani është plotë 19 pikë para Celticut, rivalit kryesor, që ka tre ndeshje më pak të zhvilluara, shkruan Reporteri.net

    Rangers sot fitoi derbin e zjarrtë skocez ndaj Celticut me rezultat minimal 1-0 me një autogol të shënuar nga McGregor në minutën e 70-të.

    Rangers që udhëhiqet nga legjenda e Liverpoolit, Steven Gerrard, është në vendin e parë me 62 pikë dhe pas 22 ndeshjeve ka një bilanc të shkëlqyer duke realizuar 20 fitore dhe vetëm 2 barazime, ku ka shënuar 57 gola dhe ka pranuar vetëm 5.

    Siç po rrjedhin gjërat deri tani Gerrard pritet që t’ia sjellë titullin e kampionit Rangersit pas një kohe të gjatë. Hera e fundit kur Rangers fitoi kampionatin ishte në edicionin 2010-11.  /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!