×
  • Lajme
  • Lajme

    E trishtë: Një 33 vjeçar nga Malisheva vdes nga koronavirusi

    Reporteri
    02 Janar 2021 | 15:10

    4 të vdekur dhe 229 raste të reja me koronavirus është bilanci 24 orësh i publikuar nga IKSHPK.


    Në mesin e viktimave njofton se është edhe një 33 vjeçar nga Malisheva.

    Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prishtinë 1 rast (80 vjeç), Prizren 1 rast (62 vjeç), Malishevë 1 rast (33 vjeç), Skenderaj 1 rast (71 vjeç).

    Që nga 13 marsi i  2020 kur u regjistruan dy rastet e para me koronavirus në Kosovë  e deri sot, numri i të infektuarve ka shkuar në mbi 51 mijë, ndërkaq numri total i viktimave është 1 mijë e 336.

    IKSHPK njofton edhe për 363 të shëruar në 24 orët e fundit.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!