×
  • Sport
  • Sport

    Inzaghi i del në mbrojtje Muriqit pas kritikave të shumta nga tifozët e Lazios

    Reporteri
    02 Janar 2021 | 17:20

    Simone Inzaghi ka thënë se Vedat Muriqi do të jetë një lojtar i rëndësishëm për Lazion, edhe pse aventura e sulmuesit kosovar në Itali nuk ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme


    Trajneri i Lazios beson se Muriqit i nevojitet pak kohë për t’u përshtatur me skuadrën, shkruan Reporteri.net

    Inzaghi mori edhe shembujt e futbollistëve të tjerë si Luis Alberto, Felipe Caicedo dhe Milinkovic-Savic që kishin vështirësi në sezonin e tyre të parë te Lazio.

    “Unë mendoj që sa i përket Muriqit, vitet e fundit ka ndodhur e njejta gjë me lojtarët e tjerë në vitin e tyre të parë me ne, edhe Luis Alberto, Caicedo dhe Milinkovic-Savic kishin vitin e tyre të parë të vështirë,” ka thënë Inzaghi.

    “Janë lojtarë të rinj dhe vijnë nga një vend tjetër dhe nga një kulturë tjetër, prandaj duhet të kemi durim me akomodimin e tyre.

    “Por, në aspektin afatgjatë jam i bindur që do të bëhet lojtar kyç në skuadër, normale që i duhet ndihmë, ai duhet të ndjejë besimin e stafit, trajnerit dhe klubit. Jam i kënaqur për atë që ka dhënë në fushë, por jam i sigurt që në të ardhmen do të bëjë më shumë,” përfundoi Simone Inzaghi.

    Ndryshe, Muriqi akoma nuk ia ka dalur që të shënojë ndonjë gol zyrtar me fanellën e Lazios. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!