×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Mbante me dhunë një vajzë dhe e shfrytëzonte si prostitutë, ky është “Tony Montana” shqiptar

    Reporteri
    02 Janar 2021 | 18:46

    Policia e Lezhës ka arrestuar dy persona të shpallur në kërkim për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve ” dhe “Heqja e paligjshme e lirisë”.


    Sipas uniformave blu, është arrestuar shtetasi Filip Shtjefni, i njohur ndryshe si “Tony Montana” i Lezhës, pasi kishte rrëmbyer dhe mbante me dhunë një vajzë të re, duke e shfrytëzuar si prostitutë në një lokal të marrë me qira.

    Ai ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lezhë e ka dënuar me 2 vite burg, për vepren penale “Heqje e paligjshme e lirisë”, pasi ky shtetas në vitin 2016, ka mbajtur pa dëshirën e saj shtetasen E.M.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!