Real Madridi e ka mposhtur në Alfredo di Stefano skuadrën e Celta Vigos për ta marrë kreun e La Ligës së Spanjës. Real Madridi shënoi të dy golat në dy pjesët e lojës
Real Madridi e ka mposhtur sonte Celta Vigon për ta marrë kreun në La Liga. Kjo s’e paku do të ndodh deri në ndeshjen e nesërme Atletico-Alaves.
Pjesa e parë ishte shumë më e mirë për Realin të cilët edhe kaluan shumë shpejt në epërsi.
Në minutën e gjashtë do të shënonte Lucas pas asistimit të Asensios.
Me këtë rezultat të ngushtë do të përfundonte edhe pjesa e parë.
Edhe në pjesën e dytë Reali ishin më të mirë dhe arritën që të shënojnë edhe golin e dytë.
Kësaj radhe shënoi Asensio në minutën e 53-të dhe ishte Lucas që ia ktheu atij asistimin.
Në pjesën tjetër të ndeshjes Reali arriti ta kontrollonte ndeshjen dhe kishte edhe disa mundësi për të shënuar.
Edhe sonte pak minuta ka pasur për Eden Hazard, i cili zëvendësoi Asension në minutën e 74-të.
Kjo fitore e ngrit në vendin e parë Real Madridin në La Liga me 36 pikë, një më shumë se Atletico që nesër mbrëma luan kundër Deportivo Alaves.
Por, Atletico tri ndeshje më pak të zhvilluara sesa Real Madrid.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.