×
  • Lajme
  • Lajme

    Gjykimi në Speciale pritet të fillojë këtë vit

    Reporteri
    03 Janar 2021 | 8:07

    Në cilësinë e të dyshuarve apo edhe dëshmitarë, Zyra e Prokurorit të Specializuar ka ftuar mbi 200 persona.


    Që nga nëntori vuajnë paraburgimin në Hagë, raporton T7.

    Ish-krerët e UÇK-së dhe Salih Mustafa po akuzohen për krime lufte nga Zyra e Prokurorit të Specializuar derisa këta të fundit pretendojnë se Hysni Gucati e Nasim Haradinaj nga OVL e UÇK-së janë të përfshirë në pengim të drejtësisë.

    Të gjithë këta veçse kanë kërkuar nga gjyqtari i procedurës paraprake që të lirohen me kusht, por francezi Nicola Giju ende nuk ka dhënë përgjigje përveç për kërkesën e komandant Calit, të cilën nuk e aprovoi.

    E fat të njëjtë sipas juristit Kushtrim Palushi do të kenë edhe të tjerët.

    Pos kësaj kërkese, mbrojtja e të akuzuarve po kërkon nga gjykata speciale që gjykimi ndaj klientëve të mos fillojë deri në verën e vitit 2022.

    Por me këtë gjë nuk po pajtohen assesi prokurorët e specializuar, të cilët po kërkojnë fillim të gjykimit në vitin 2021.

    Edhe për këtë do vendos gjyqtari, mirëpo nga IKD insistimi i prokurorëve për fillim të gjykimit po shihet si qasje selektive.

    Ani pse e kanë këtë kërkesë, prokuroret nuk po ndalen me kaq.

    Në cilësinë e të dyshuarve apo edhe dëshmitarë, Zyra e Prokurorit të Specializuar ka ftuar mbi 200 persona në intervistim.

    Deri më tani publikisht aktakuzë të konfirmuar kanë Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi, Jakup Krasniqi, Salih Mustafa e Nasim Haradinaj dhe Hysni Gucati.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!