×
  • Lajme
  • Lajme

    Grabitje si në filma në Kaçanik: E lidhin gruan me lidhëse plastike dhe ia marrin kasafortën nga shtëpia

    Reporteri
    03 Janar 2021 | 9:24

    Një grabitje me armë të ftohet ka ndodhur në fshatin Gjurgjedell të komunës së Kaçanikut të shtunën rreth orës 22:00.


    Rastin e ka konfirmuar Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh, shkruan Reporteri.net.

    Viktima femër kosovare ka raportuar se tre persona të panjohur kanë depërtuar me forcë në shtëpinë e saj dhe e kanë lidhur me lidhëse plastike.

    Më pas e kanë sulmuar edhe fizikisht dhe nën kërcënimin e armës e kannë detyruar që t’ua tregojë vendin e kasafortës.

    Të dyshuarit kanë marrë kasafortën dhe janë larguar në drejtim të panjohur. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!