Shumë mërgimtarë të cilët erdhën për festat e fundvitit në Kosovë, tanimë kanë përfunduar pushimet e tyre. Ata tashmë po kthehen në shtetet ku ata jetojnë.
Si jo rrallëherë edhe kësaj here mërgimtarët duhet të presin në kolona.
Në pikat kufitare në Merdar dhe “Dheu i Bardhë” raportohet të ketë kolona.
Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, kolona në dalje në pikën kufitare në Medar është deri në 250 metra dhe pritje nga 20 deri në 30 minuta.
Ndërsa në hyrje të kësaj pike kufitare pritjet janë në 3 deri në 5 minuta.
Kolona raportohet të ketë edhe në piken e kalimit kufitar “Dheu i Bardhë” ku kolonat janë 100 deri në 130 metra të gjata. Ku llogaritje në kohë i bie 15 deri në 20 minuta.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.