Dhjetëra aksidente në trafik për çdo ditë po shkaktohen në Kosovë.
Vetëm gjatë 24 orëve të fundit në vend janë shkaktuar 79 aksidente në trafik.
27 aksidente kanë qenë me të lënduar ndërsa 52 me dëme material.
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka shqiptuar gjoba ndaj atyre që nuk kanë respektuar rregullat në trafik.
Gjatë kësaj kohe, ajo ka shqiptuar 720 gjoba.
Ndërsa, ka shqiptuar edhe 759 gjoba në bazë të Ligjit COVID-19.
Kujtojmë që vit pas viti në Kosovë shkaktohen mijëra aksidente në trafik.
Shumë prej këtyre aksidenteve përfundojnë edhe me fatalitet.
Ndërsa, shkaktarët e aksidenteve janë vlerësuar të jenë: Shpejtësia, mosrespektimi i rregullave në trafik, përdorimi i telefonit gjatë vozitjes dhe vozitja nën ndikimin e alkoolit.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.