Sekretari i LDK’së, Arban Abrashi, ka folur rreth një ngjarjeje që i ka ndodhur gjatë fushatës në zgjedhjet e kaluara.
Abrashi ka treguar se derisa ishte duke e shfrytëzuar veturën që partia e kishte marrë me qira gjatë fushatës, e që e përdorte kryetari Isa Mustafa.
Ai ka treguar se si është gjendur në një pozitë të vështirë.
“Në zgjedhjet e kaluara, ku kryetari Mustafa për fushatë e ka pasë një veturë tjetër, e ka marrë partia me qira. Unë rastësisht e kam marrë për shfrytëzim veturën, në një prej shkollave ku mbaheshin tubimet, unë shkova pak më herë se zoti Mustafa, vetura ishte me xhama të zi, posa hyra në oborr u lëshuan me muzikë, me fishekzjarrë, me vallëzim, u ndiva në një pozitë shumë të vështirë se çka me bo, pas 2-3 minutave qëndrimi në veturë dola. E fjalia e parë e një aktivisti në lagjen e Muhaxherëve ishte: Mi ke borxh 60 euro, se qaq I kom pagu fishekzjarrët. E këtë s’e kam tregu ma herët”, ka thënë Abrashi në Kanal10.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.