×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Ishin bllokuar në det të hapur, shpëtohen dy vëllezërit që po bënin surf në Seman

    Reporteri
    03 Janar 2021 | 17:40

    Shpëtohen dy surfistët që kishin mbetur në det të hapur në bregdetin e Semanit në Fier.


    Lajmin e konfirmon edhe Policia Kufitare.

    Të njëjtat burime deklarojnë se të dy gëzojnë shëndet të plotë e janë jashtë rrezikut për jetën.

    Njoftimi i Policisë për ngjarjen:

    Fier, Informacion paraprak

    Sot rreth orës 16:20, njoftohemi se dy shtetas duke bërë sërf kanë mbetur në mes të detit.

    Menjëherë pas njoftimit janë nisur drejt bregdetit të Semanit shërbimet e DVP Fier dhe forcat e Policisë Kufitare Vlorë cilët në bashkëpunim edhe me qytetarët e zonës bënë të mundur shpëtimin e të dy personave që po bënin sërf.

    Dy shtetasit (vëllezër), E. S., 28 vjeç dhe S. S., 48 vjeç, banues në Havales, Fier, po transportohen në Spitalin e Fierit dhe janë në gjendje të mirë shëndetësore

    17:15 – Dy persona, që kishin zgjedhur të bënin surf në bregdetin e Semanit në Fier, kanë mbetur në det të hapur pasi u janë çarë velat.

    Sipas asaj që mëson Ora News, ata ndodhen rreth 1 km nga bregdeti, ndërsa në ndihmë të tyre janë nisur mjetet e Policisë Kufitare.

    Rrjedha e fortë i ka çuar drejt grykëderdhjes së lumit Seman.

    Operacioni është në vazhdim e sipër.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!